Abstract:
Kursimet shpërndahen midis investimeve dhe shpenzimeve, përmes tregëtimit të letrave me vlerë në tregjet financiare. Funksionet e institucioneve financiare ndërmjetëse konkretizohen permes kontributit të tyre në lehtësimin dhe përmirësimin e kalimit dhe të distribuimit të fondeve financiare, në shumë forma, dhe në shumë aspekte. Funksionet themelore të ndërmjetësimit financiarë janë: • Mekanizmi i pagesave, • Tregëtimi i letrave me vlerë, • Ekonomizimet e shkallës, • Harmonizimi i maturitetit dhe likuiditetit, • Shpërndarja e riskut; • Menaxhmenti portfolio; dhe • Tatimi i diferencuar mbi të ardhurat. Të gjitha këto funksione janë me rendësi për një sistem financiar eficient. Menaxherët financiar po përmirësojnë aftësitë për performansën e operacioneve dhe transaksioneve financiare, edhe përmes komunikimit të avancuar elektronik, përpunimit kompjuterik të informacionit, dhe strukturimit institucional. Këto funksione janë karakteristike për të gjithë agjentët e sistemit financiar.
Keywords:TREGJET; DHE; INSTITUCIONET; FINANCIARE (search for similar items in EconPapers) JEL-codes:G (search for similar items in EconPapers) New Economics Papers: this item is included in nep-fmk Date: 2005-11-28 Note: Type of Document - doc; pages: 4. INSTITUCIONET FINANCIARE NDERMJETESE